Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“E di që vdisni për të”- pas zhurmës në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi tregon pse e ftoi kryeministrin Edi Rama në emision

“E di që vdisni për të”- pas zhurmës në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi tregon pse e ftoi kryeministrin Edi Rama në emision
January 05
22:05 2019

Që në momentin kur promoja e emisionit “Xing me Ermalin” të kësaj të shtune doli në mesjavë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale. Kjo për arsye sepse i ftuar është pikërisht kryeministri Edi Rama, në momentin kur qeveria e tij pothuajse ka ndryshuar e gjitha dhe protesta studentore është në prag të rifillmit të saj.

 

View this post on Instagram

 

Të shtunën 5 Janar. Do Flasim…😉 Ora 21.00 Xing me Ermalin @ediramaal

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Para pak minutash në nisje të programit moderatori Ermal Mamaqi ka shpjeguar arsyen e vërtetë se pse e ka ftuar kryeministrin, dhe baza e arsyetimit të tij është sepse Edi Rama sjell audiencë. Ndër të tjera ai ka thënë: “Çfarë nuk kam dëgjuar këto kohë për këtë emision. Disa kanë thënë që ishte i parapregatitur që në datën 30 nga stafi i kreut të qeverisë, disa thonë që kam marrë një pagesë shumë të majme dhe që kjo intervistë do shërbejë si katalizator për pastrimin e figurës së tij. Por arsyeja pse e kam ftuar është sepse e di që vdisni për të, e doni shumë apo e urreni shumë  doni që t’ju dalë përpara. E prandaj urrejtja dhe dashuria sjellin një rezultat, audiencën, dhe është kaq e thjeshtë. E ftova që audienca e emisionit tim të jetë më e larta”.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga publiku shqiptar të mos presin që ti zgjidhë hallet popullit. Mamaqi pranon se ndoshta moment i intervistës është i papërshtatshëm por intervista është thjesht për qëllime audience dhe se ai ka vendosur që në këtë emision, po citojmë, të mos e rruajë fare…mjekrën. /Blitz.al/

Share