Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E akuzuan për tradhëti bashkëshortore, Dajana Shabani: “Merret avokatja ime me ju!”

E akuzuan për tradhëti bashkëshortore, Dajana Shabani: “Merret avokatja ime me ju!”
June 20
13:49 2019

Pak kohë më parë, moderatorja Dajana Shabani deklaroi se ishte divorcuar nga partneri me të cilin ka dhe një vajzë, dhe më vonë në një intervistë njoftoi se ishte e dashuruar.
Ndërkohë, dy ditë më parë në disa portale shkruhej se shkas për ndarje ishte bërë tradhtia nga ana e saj.
Ndër të tjera në artikujt thuhej se moderatorja e ka tradhtuar bashkëshortin pasi u lidh me një boksier, me të cilin qarkullonte edhe një foto në rrjet.
Por, Dajana ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimin në Instagram ku përveçse ka mohuar lajmet duke thënë se nuk ka tradhtuar askënd, me këtë çështje tani e tutje do të merret avokatja e saj.
“S’kam tradhtuar askënd, dhe s’dini asgjë për jetën time! Nga sot merret avokatja ime!”- shkruan moderatorja në një postim të publikuar në Insta Story.

/Blitz.al/

Share