Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy divat bëhen bashkë në një duet…

Dy divat bëhen bashkë në një duet…
April 28
10:41 2016

Në tërë vorbullën e “Lemonade” nuk mund të mungonin edhe lajmet për një bashkëpunim mes Beyonce-s dhe një artisteje (realisht) të madhe, Mariah Carey, në atë që pa frikë mund të quhet produksioni i dekadës.

Diane Martel, e njohur për regjinë e videove si “Best Thing I Ever Had” e shumë të tjera, ka postuar në Instagram një foto të Beyonce dhe Mariah Carey duke shkruar: “Duke punuar me këto të dyja në diçka të veçantë. Mezi po pres t’jua tregoj”.

Ky postim vjen si vazhdim i thashethemeve se “Lemonade Deluxe Edition” ishte gati për t’u hedhur në treg dhe në të përfshihet edhe një bashkëpunim me një artiste të madhe.
Në fillim u përfol për Adele, më pas Nicki Minaj e tani Mariah Carey.
Nuk është çudi nëse QueenB i ka përfshirë edhe të tria.

Beyonce u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e “The Formation World Tour” për herë të parë, në Majami, pas 6 muajsh.
Dhe e vetmja gjë që mund të themi është se koncerti i mbrëmshëm ishte një “zjarr” i vërtetë.

Komento
Shperndaje