Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Duan të pasurohen me çdo kusht brenda një nate”- Robert Aliaj provokon sërish me komentet për femrat shqiptare

“Duan të pasurohen me çdo kusht brenda një nate”- Robert Aliaj provokon sërish me komentet për femrat shqiptare
November 09
18:32 2018

Jo pak herë deklaratat e Robert Aliajt bëhen temë debati, jo vetëm ato që bën për artin si anëtar jurie në “Dance Ëith Me” por edhe medimet që shpreh për jetën politike e sociale në Shqipëri.

Para pak kohësh, i pyetur për abuzimet seksuale dhe përdhunimit të cilat po denoncohen gjithnjë e më shumë nga femrat, ai u shpreh se në fakt ato që i përjetojnë këto raste ndjejnë dhe kënaqësi. Fjalët e tij u bënë shkak debatesh, kritikash dhe kundërshtimesh në rrjetet sociale derisa Aliaj tha se kjo deklaratë ishte bërë thjesht për të provokuar, në formën e një eksperimenti.

Kësaj rradhe ai, në një intervistë për “Panorma Plus” ai ka folur sërish për femrat shqiptare dhe për faktin se ai mendon që ato ndryshojnë shumë nga të huajat kur vjen puna tek seksi. Më konkretisht Roberti thotë se ai, njejtë si kushdo në Tiranë, mendon se femrat në vendin tonë duan lekë, duan makina luksoze apo të pasurohen me çdo kusht brenda një nate. Gjithashtu ai mendon se me lekët që fitojnë nga shitja e vetvetes bëjnë postime vulgare në rrjetet sociale e shtiren sikur jetojnë jetë të pasur e të shfrenuar. Në fund ai pyet: ‘Ku ndryshon nga prostitucioni kjo?” duke i mëshuar faktit që në asnjë vend gjetkë nuk ndodh kjo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje