Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa viziton kampet e refugjatëve në Liban: Kjo përvojë më hapi sytë, kam një lidhje personale me refugjatët

Dua Lipa viziton kampet e refugjatëve në Liban: Kjo përvojë më hapi sytë, kam një lidhje personale me refugjatët
April 15
16:27 2019

Ndërkohë që kudo në media po shkruhet për “Coachella 2019” dhe pjesëmarrjen në këtë festival të shumë personazheve të njohur, le ta shkëpusim pak vëmendjen drejt një tjetër ngjarjeje.

Ndërkohë që të gjithë festonin në Coachella, Dua Lipa ka vizituar Libanin dhe kampet e strehimit të familjeve refugjate. Aty ajo është ndeshur me vështirësitë me të cilat përballen  të rriturit por sidomos fëmijët, me kushtet e jetesës.

Në një postim në instagram këngëtarja shqiptare është shprehur se ajo më shumë se kushdo i kupton këto familje e këta fëmijë që detyrohen të largohen nga vendlindja e tyre dhe të jetojnë në një shtet tjetër për shkak të konfliktit.

“Kjo përvojë më hapi sytë në Liban, 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë, në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin në një situatë të keqe. Unë vetë i kam parë aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë, kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”.- shkruan Dua bashkangjitur disa fotove që ajo ka shkrepur gjatë vizitës tre-ditore në Liban./Blitz.al.

Komento
Shperndaje