Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa të shtunën në mbrëmje e kalon me…Chiara Ferragni dhe Fedez

Dua Lipa të shtunën në mbrëmje e kalon me…Chiara Ferragni dhe Fedez
October 07
14:46 2018

Me miqësinë e Dua Lipës dhe Chiara Ferragni ishim njohur edhe më parë.
Këngëtarja dhe blogerja e famshme janë bërë sërish bashkë mbrëmjen e kaluar në një event dhe nuk kanë nguruar të postojnë foto me njëra tjetrën.
Ka qënë Dua Lipa ajo që ka publikuar e para foto në profiln e saj zyrtar në Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Last night with my babe”.
Siç është e pritshme, komentet poshtë fotove kanë qënë të shumta duke qënë se bëhet fjalë për dy nga gocat më të ndjekura e më të përfolura të momentit.
Nuk ka munguar as komenti i Chiaras e cila nuk ka hezituar t’i shprehë publikisht dashurinë Duas , apo komenti i  Fedez i cili ka qënë gjithashtu prezent në eventin e organizuar.
Ai i ka komentuar disa emoji zjarri, duke nënkuptuar atë që ne në zhargon i themi “i kanë vënë flakën festës”. Dhe si mund të ndodhte ndryshe?!


Gocat nuk janë mjaftuar vetëm me eventin, por duket se kanë vazhduar argëtimin edhe në ambientet e parkimit.
Dua, Chiara dhe Fedez kanë postuar në Insta Storyt e tyre respektivë videon e bërë në të njëjtën kohë, duke qeshur dhe kaluar mirë me njëri tjetrin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje