Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni që një mashkull të çmendet pas jush? Ja cfarë cilësie duhet të keni në karakterin tuaj

Doni që një mashkull të çmendet pas jush? Ja cfarë cilësie duhet të keni në karakterin tuaj
August 14
14:02 2018

Do të gënjenim nëse do të thonim se pamja e jashtme nuk është edhe aq e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli.
ër çdo vajzë ta bësh një mashkull të çmendet pas teje dhe ta kesh gjithmonë pranë, kjo është arritje.
Por a e dinit se tipari që tërheq më shumë një mashkull tek vajzat është pavarësia?

Nga disa studime që janë bërë ka rezultuar se vajzat e pavarura janë të sigurta, kanë vetëbesim dhe luajnë sipas rregullave të tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd tjetër përveç vetes për të vërtetuar se kush janë ato në të vërtetë.
Atëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ato nuk janë partneret kryesuese sepse janë të zëna duke u dhënë drejtim jetës së tyre. Ato e dinë se kur dhe çfarë të japin pa qenë imponuese dhe kanë mjaft besim për të vazhduar vetë përpara. E normalisht kush do ishte ai mashkull që nuk do ta pëlqente këtë gjë!

Pavarësia është një karakteristikë, jo lojë. Meshkujt e vlerësojnë këtë cilësi shumë pasi tregon se partnerja e tyre nuk i përkushtohet vetëm atij edhe në momentet që nuk duhet, duke menduar se kjo i pëlqen partnerit të saj.
E pra vajza zgjidhni të jeni të lira, të pavarura nga askush për të vepruar dhe jetuar jetën tuaj në mënyrën tuaj. Mos u mundoni të silleni si të tilla por duhet ta gëzoni këtë karakteristikë, ju që e keni jeni shumë me fat ./Blitz.al/

Komento

Shperndaje