Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump sulmon çiftin e njohur, ata i kundërpërgjigjen: “President bushtër…”

Donald Trump sulmon çiftin e njohur, ata i kundërpërgjigjen: “President bushtër…”
September 09
20:21 2019
Një debat i zjarrtë ka nisur në Twitter mes modeles së njohur Chrissy Teigen dhe presidentit të SHBA, Donald Trump. Ishte ai i pari që në një rrëfim për reformat kriminale të një bashkie, u shpreh se ai dhe Republikanët e tjerë duhet të merrnin më shumë merita që hodhën hapin e parë për firmosjen e ligjit.

Legjislacioni, i nënshkruar në dhjetor, përfshin masa që lejojnë mijëra të burgosur federalë të largohen nga burgu më herët sesa ishte parashikuar.

“UNË E FIRMOSA LIGJIN, askush tjetër dhe Republikanët duhet të marrin më shumë merita. Por tani që ka kaluar, njerëz që nuk kishin virtualisht fare të bënin me të, po përgëzohen. Djem si muzikanti i mërzitshëm John Legend dhe gruaja e tij gojëndyrë, po flasin tani sesa e mrekullueshme është – por si kam marrë rrotull kur kishim nevojë që të miratohej.”- shkroi Trump në Twitter.

Dhe sigurisht që modelja, e cila njihet për mospëlqimin e saj ndaj presidentit, i ktheu një përgjigje:

“LOL çfarë bushtre. I bëri tag të gjithëve përveç meje. Një nder, zoti President.”

Në mënyrë më të përmbajtur ka reaguar dhe “muzikanti i mërzitshëm”.

“Imagino të jesh president i një shteti të tërë dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës duke parë me urrejte MSNBC dhe duke shpresuar se dikush- KUSHDO- do e lavdërojë. Melania të lutem lëvdoje këtë burrë. Ai ka nevojë për ty.”- është shprehur John.

Kundër Trump, ka dalë edhe vetë ish drejtori i tij i komunikimit, i cili shprehet se asnjëherë nuk është parë që një president të sulmojë në mënyrë të përveçme qytetarët e tij. /Blitz.al/

via GIPHY

 

 

Komento
Shperndaje