Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump shqiptar? Thuhet se ka origjinë nga Korça

Donald Trump shqiptar? Thuhet se ka origjinë nga Korça
April 12
16:56 2016

Ka bërë bujë në media një status në Facebook i publicistit Ylli Dylgjeri.

Në faqen e tij ai shkruan: “Deklaratë bombë e z. Donald Trump! Në një nga takimet e fundit elektorale të shtetit Albany, z.Donald Trump deklaroi se nëse fiton postin e lartë të presidentit të SHBA-së, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Shqipëri edhe për faktin se nëna e tij, Fanika Peleshi (Phelleshy), rrjedh nga një familje arumune nga Opari i Korçës”.

Sipas kësaj deklarate supozohet që Donald Trump të jetë me origjinë shqiptare nga nëna e tij, por deri tani asgjë nuk është vërtetuar.  Ngelet për t’u parë në qoftë se kandidati i ardhshëm për president  ka vërtet origjinën nga Korça apo është thjesht një supozim siç ka ndodhur edhe më parë me njerëz të famshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje