Blitz

 Breaking News

Donald dhe Romeo Veshaj e pohuan vetë: Nuk do të jenë më në “Al Pazar”

Donald dhe Romeo Veshaj e pohuan vetë: Nuk do të jenë më në “Al Pazar”
September 30
13:38 2019

Ditën e djeshme dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj kanë qenë të ftuarit e gazetarit Ervin Kurti në “E Diell”. Ata sapo kanë përfunduar sezonin e parë të programit “3shat” të cilin e bashkëprezantojnë me Bora Zemanin.

Por a do të vazhdojnë ata të jenë pjesë e “Al Pazar”, pas angazhimit në programin e tyre?

Të pyetur nëse do të vazhdojnë të jenë krah Agron Llakajt, Romeo dhe Donald kanë pohuar se vazhdojnë të jenë pjesë e një shtëpie të madhe, por në dhoma të ndryshme.

Ata u shprehën  se do t’i jenë përherë mirënjohës Agronit për shkak se ishte ai i cili i mori në programin e humorit, por këtë sezon nuk do të jenë pjesë e programit të humorit ‘Al Pazar’.

/Blitz.al/

Share