Blitz

 Breaking News

Do të rikthehet në ekran Floriana Garo?

Do të rikthehet në ekran Floriana Garo?
February 11
15:30 2020

Floriana Garo e cila moderoi në Tv Klan për shumë vite me radhë, sot ndodhet jashtë vendit.

E lumtur me dy fëmijë dhe bashkëshortin, Floriana përveç ekranit, shqipërisë  është larguar dhe nga rrjetet sociale duke postuar rrallë, shumë rrallë.

Rrjetet sociale i kam përdorur për të promovuar punën time kohë më parë sepse ishte puna e tillë ndërsa zvicerianët janë diskret në këtë pjesë. Kjo është arsyeja që jam tërhequr nga rrjetet sociale. “Unë dhe Enisi kemi rënë të dy dakord për mos ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale, për të mirën e tyre” – u shpreh ajo.

Sa i përket ekranit, në një lidhje me “Skype” për “Wake Up”, Floriana tha se ka pasur ngacmime por jo gjëra konrekte.

“Unë momentalisht nuk e kam kërkuar dhe prandaj nuk ka pasur diçka konkrete, është ligji i tërheqjes”- tha Floriana duke treguar më tej se nuk ka hequr dorë përgjithmonë nga ekrani dhe se me shumë mundësi një ditë do të rikthehet.

Lidhur me projektin, Floriana tha se kur të rikthehet në ekran nuk do të moderojë më emisione show biz-i, si dikur.

Share