Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Do ta trashëgojnë apo jo fëmijët Geraldina Sposan? Deklarata e fundit e Marçela Latit sapo shuajti të gjitha dyshimet!

Do ta trashëgojnë apo jo fëmijët Geraldina Sposan? Deklarata e fundit e Marçela Latit sapo shuajti të gjitha dyshimet!
June 10
11:33 2018

Ata të dy e nisën Geraldina Sposën para 20 vitesh dhe vazhdojnë të qëndrojnë akoma në krye të listës për këdo që do të organizojë dasmë, event, koncert e të tjera.

Po flasim për Armand Pezën dhe krahun e tij të djathtë, në jetë dhe punë, Marçela Lati.

Marçela ishte e ftuar këtë javë në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku ka folur për sfilatën e fundit të Geraldinës në Tv Klan si dhe ka treguar disa sekrete për personazhet e njohur të ekranit.

E pyetur nëse ndonjëri prej fëmijëve, Kaltra dhe Joni, janë të interesuar për Geraldinën, Marçela ka treguar se fëmijët janë akoma të vegjël, ama, kur pyeten për biznesin e prindërve janë të gatshëm të japin disa përgjigje pikante.

Po sikur të asnjëri prej fëmijëve të mos tregojë interes kur të rritet për Geraldinën?

Edhe për këtë Marçela e ka një përgjigje!

“Nuk ka problem! Geraldina ka mjaft kërkesa!”, – është përgjigjur sipërmarrësja e njohur duke na lënë të kuptohet se që tani Geraldina ka shfaqur interes për blerës të ndryshëm.

Duket se nëse Joni dhe Kaltra (e cila sot feston edhe ditëlindjen) nuk shfaqin interes për biznesin, do ta shohim në shitje… ama duhet të bëni gati xhepat se çmimi me siguri do të jetë marramendës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje