Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Djalin nuk më lë ta shohë nëna e tij”- reagon ashpër Majk ndaj kritikave për të birin

“Djalin nuk më lë ta shohë nëna e tij”- reagon ashpër Majk ndaj kritikave për të birin
December 04
22:42 2018

Majk ka qenë së fundmi pjesë e projektit për njerëzit me aftësi ndryshe, dhe për këtë është përgëzuar nga shumë njerëz. Por mes gjithë komenteve pozitive, Majk ka zgjedhur t’i përgjigjet dhe njërit ku i përmendet i biri

“Kjo lloj dashurie pikë së pari duhet të fillojë me djalin tënd, pastaj të fillosh t’ja shpërndash tek fëmijët e të tjerëve.”- është shprehur komentuesja.

“Djalin tim nuk më lë ta shohë nëna e tij vetëm sepse jemi ndarë dhe s’mundet ta kuptojë dhe ta marrë ndarjen si proces jetësor edhe si diçka që u bë… po Zoti është i madh, vonon pak… po nuk harron. E ti s’mundesh të dish kurrë çfarë kam në zemër dhe sa më qan zemra ta shohë e sa dua ta kem afër… po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti…”- i është përgjigjur Majk.

Ndërkohë në Instastory ka dhënë dhe një shpjegim sa të detajuar, aq dhe të revoltuar:

“Për të gjithë ju që gjykoni nga telefoni dhe e keni lehtë, e s’jeni në lëkurën time dhe as në këpucët e mia, është hera e parë dhe e fundit që merrem me ju, idiota media, njerëz e kështu me radhë. Edhe si zakonisht, mediat heshtin kur unë tregoj anën time të mirë… Po s’ka lidhje, Zoti është me mua, në të kam besuar qëkur e mbaj mend veten, edhe nuk ndalem së besuari në të se kurrë s’më ka lënë në baltë… vonon po nuk harron kurrë. Zoti është gjithçka që kam e që më duhet. Nuk mundeni të rrëzoni një luan si unë kurrë, as të më ndalni të dua djalin tim, as të më ndalni ta shohë…kurrë.”

Pra, kështu Majk ka folur edhe një herë për situatën e ndërlikuar që ka me mamanë e djalit të tij, por mbi të gjitha për dashurinë që do ketë gjithnjë për të birin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje