Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Ditë për ditë”, Alba Çobaj nis më në fund programin në Tv Klan

“Ditë për ditë”, Alba Çobaj nis më në fund programin në Tv Klan
April 04
18:36 2019

Prej muajsh Alba Çobaj bashkë me ekipin e saj po përgatiteshin për të sjellë në ekranin e “Tv Klan” një program të përditshëm. Në fakt nisja e këtij prigrami u lajmërua që në muajin shtator me nisjen e sezonit të ri televiziv po duket se në atë kohë “Ditë për ditë” nuk ishte ende gati për të nisur.

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e “Tv Klan” ka publikuar promon e emisionit në fjalë duke lajmëruar se duke nisur nga dita e nesërme Alba Çobaj, Joel Çela, Liesa Haxhiasllani, Kristi Janku dhe  Albi Isakaj, do të nisin progamin e përditshëm në orën 13:45.

Më në fund gjithçka është gati dhe prej kësaj të premteje për Albën dhe ekipin e saj nis një tjetër eksperiencë./Blitz.al/

Share