Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dikush e pyet Olta Gixharin për operacionet plastike dhe ajo ia kthen: Turp të gënjej për diçka aq shumë të dukshme

Dikush e pyet Olta Gixharin për operacionet plastike dhe ajo ia kthen: Turp të gënjej për diçka aq shumë të dukshme
October 14
14:56 2019

Nëse më parë njerëzit prireshin më shumē ti pyesnin personat përballë tyre se sa e kanë rrogën, sot gjërat kanë ndryshuar. Pyetja që të bëjnë më së shumti, aq më tepër nëse je personazh publik, është nëse ke bërë operacione plastike.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Olta Gixharit në një bashkë bisedim me ndjekësit e saj. Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ajo ka kryer ndonjë ndërhyrje dhe ajo ju përgjigj duke i argumentuar madje edhe përse përgjigja e saj është e vërtetë dhe e sinqertë.

“S’kam asgjë të bërë! Do më vinte shumë turp të gënjeja për diçka aq shumë të dukshme.”,- është përgjigjur Olta.

Përgjigja e Oltës tregon qartë se ndryshe nga disa të tjera që pavarësisht se duken mjaftueshëm nuk i pranojnë ndërhyrjet, për të është e thjeshtë të thotë të vërtetën sepse sipas saj është mëse e dukshme. /Blitz.al/

Share