Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dikur nuk flisnin, Samanta i shkoi Luanës në emison por diçka nuk shkoi siç duhet…

Dikur nuk flisnin, Samanta i shkoi Luanës në emison por diçka nuk shkoi siç duhet…
November 10
16:53 2019

Le të kthehemi pak vite më parë. Në vitin 2013, sapo Samanta Karavella ishte ndarë nga biznesmeni nga Tirana, Kreshnik Kasneci, ky i fundit u përfol se u hodh në krahët e moderatores Luana Vjollca, gjë e cila që sipas mediave asokohe bëri që Luana të mos fliste për një kohë të gjatë me këngëtaren Samanta Karavella. Tani le të kthehemi sërish në nëntor 2019. Mbrëmjen e djeshme Samata, siç nuk pritej ishte e ftuar në programin që mban autorësinë e Luana Vjollcës, moderuar dhe nga vetë ajo, “Shiko kush luan”. Parimisht për hir të kamerave dukej se Luana dhe Samanta kishin lënë çdo gjë pas por po t’i hedhësh një sy profileve të dy bukurosheve në rrjetet sociale, duket se Samanta dhe Luana nuk e kanë fort qejf njera-tjetrën. Gocat nuk e ndjekin njera-tjetrën në Instagram. Luana e bëri “tag” në promon e emisionit por nuk postoi as një video dhe as një foto me Samantën, siç bën zakonisht me të gjithë dhe siç bëri mbrëmjen e djeshme:

gjithashtu, Samanta nuk bëri asnjë promo as në feed e as në story se ishte tek Luana: eh, punë ish-ash! Blitz.al/Ronaldo Sharka

Share