Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diçka po “zihet” brenda studiove të Threedots! Këngëtarja e njohur shihet përkrah Flori Mumajesit dhe Brunos

March 13
20:26 2019

Shkurte Gashi është jo vetëm një bashkëpunëtore e Flori Mumajesit dhe label-it  “Threedots Production” por edhe një mikeshë e mirë e tyre. Prej vitesh mes Shkurtes dhe Florit ekziston një raport i mirë profesional dhe shoqëror prej të cilit kanë lindur edhe hitet si ;”Dashuria”, “Tu luta” apo “Si dikur”.

Përtej bashkëpunimeve në Kosovë, duket se ata janë bërë bashkë edhe në Tiranë.

Burime për Blitz.al kanë treguar se Shkurte Gashi është parë  sot në ambjentet e një qendre tregëtare në Tiranë në shoqërinë e Flori Mumajesit, Brunos dhe miqve të tyre të ngushtë. Sigurisht që përtej raportit të mirë muzika është ajo që i bën bashkë këta tre këngëtarë ndaj mesa duket bashkarisht janë duke përgatitur projektin e rradhës.

Me siguri që ardhja e Shkurtes në Tiranë përkon me përgatitjen për një këngë të re. Vetë këngëtarja ka publikuar një video të xhiruar në studion e Threedots duke u shprehur se ndodhej “Tek Magjia”.

Me kë mund të jetë në bashkëpunim kënga e saj e rradhës?

Ndoshta këtë herë mund të mos jetë vetëm Flori bashkëpunëtori i saj në këngë. Në fakt Bruno njihet si çuni i dueteve e madje vetë ai në “Shiko Kush Luan “ në Janar, kur e pyetën se me kë do të donte të bashkëpunonte, tha emrin e Shkurtes. Mos vallë Brunos po i plotësohet dëshira dhe shumë shpejt do të kemi një hit të tij me Shkurte Gashin?

Për më shumë na mbetet vetëm të presim se çfarë kanë rezervuar këngëtarja dhe çunat e Threedots./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje