Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Diçka po ndodh” mes Ledri Vulës dhe Capital T

“Diçka po ndodh” mes Ledri Vulës dhe Capital T
March 03
14:36 2019

Para disa kohësh në një artikul në Blitz.al renditëm bashkëpunimet që nuk ishin bërë kurrë por që fansat po i prisnin me padurim.

“Këtë bashkëpunim e kemi menduar si një ndër më të sukseshmit nëqoftëse do të realizohej. Kjo për faktin se të dy këto artistë janë ndër reperët më të suksesshëm në vendin tonë. Ata për momentin janë në majën e karrierës së tyre  dhe nje këngë siç vetëm ata di do të ishte diçka që fansat e reperavë do ta prisnin me shumë dëshirë.” -shkruhej në artikull duke iu referuar një bashkëpunimi të mundshëm mes Ledri Vulës dhe Capital T.

Mesa duket parashikimi ynë po bëhet i vërtetë dhe më në fund pritjes së një projekti muzikor mes Ledrit dhe Capital po i vjen fundi.

Sinjalin e parë na e dha vetë menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.

Shoshi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet me dy reperat në fjalë dhe një mikun e tyre.

Përpos fotos ku shohim bashkë dy ndër reperat më të suksesshëm shqiptarë, ajo që na in shtoi edhe më shumë dyshimet ishte mbishkrimi që shoqëroi foton.

“Grupi, diçka po ndodh!”-shkruan Shoshi përbri fotos së publikuar.

Kaq ka mjaftuar për të vërshuar komentet nga ndjekësit për një bashkëpunim në horizont.

Cdo këngë e secilit prej tyre përkthehet në hit të padiskutueshëm, kështu që imagjinoni çfarë supehiti do na vijë po të bashkojnë forcat.

Ndaj, bëhuni gati.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje