Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diçka i tërhoqi vëmendjen Anjeza Shahinit dhe reagoi: Më vjen mirë që i mbylla konkurimet nëpër festivale

Diçka i tërhoqi vëmendjen Anjeza Shahinit dhe reagoi: Më vjen mirë që i mbylla konkurimet nëpër festivale
October 07
13:13 2019

“Kënga Magjike” ka nisur tashmë edicionin e saj të 20 dhe çdo javë artistët e rinj dhe të vjetër prezantojnë projektet e tyre muzikore përballë publikut dhe jurisë.

Çdo të diel në rubrikën e së dielës shqiptare dedikuar festivalet publiku prezantohet me materialet muzikore që në fund do t shkojnë në gjysmëfinalet dhe finalen e madhe nv Pallatin e Koncerteve.

Mesa duket teksa ka parë kolegët e saj të ngjiten në skenë dhe të këndojnë, Anjeza Shahini një nga zërat më të vlerësuar shqiptar është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar pjesëmarrjen e saj të fundit në festival, duke dhënë gjithashtu edhe një lajm për ndjekësit e saj.

Anjeza Shahini ka deklaruar se nuk do të konkurrojë më në festivale.

“Më vjen mirë që konkurimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”,- shkruan këngëtarja bashkangjitur një videoje të pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike” 2014.

 

Ose ANjeza ndihet krenare që e ka mbyllur ekperiencën e saj në festivale me një këngë të tillë, ose është “ngacmuar” nga ndonjë detaj i këtij viti aq sa të bëjë një deklaratë të tillë.

Anjeza ka sqaruar se fakti që nuk do të marrë pjesë në festivale nuk do të thotë se do t heqë dorë nga muzika, thjesht do të qëndrojë larg kompeticioneve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje