Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dhashë 6000 euro për një këngë idiote”- E penduar këngëtarja shqiptare fshin klipin nga Youtube

“Dhashë 6000 euro për një këngë idiote”- E penduar këngëtarja shqiptare fshin klipin nga Youtube
June 13
18:39 2019

Çdo këngëtar, nëse pyetet për gabimet që ka bërë në karrierë në të kaluarën, mund të veçojë të paktën në një rast kur nuk ka bërë zgjedhjet më të mira të mundshme. Po kështu edhe Blerina Braka është penduar që ka shpenzuar shumë lekë për realizimin e një klipi që mesa duket nuk ia ka vlejtur aspak.

E ftuar ditën e  sotme në emisionin “Trokit”, ajo është shprehur se ka paguar 6000 euro për një këngë që aktualisht e ka fshirë nga Youtube-i.

Për çudinë e të gjithëve  përgjigja e saj ishte: “Një këngë idiote, ‘Se parfe’. Kam shpenzuar 6000 euro. Skandaloze. Lekë të hedhura kot, në plehra. E kam hequr nga Youtube, nuk është. I jep lekët pak nga pak, dhe në fund thua çfarë bërë?”

Edhe këngëtarë të tjerë janë penduar për disa këngtë që kanë realizuar.

Kohë më parë Greta Koçie ftuar në “Thumb” u shpreh se kënga “Pije detin” nuk i pëlqente. Ndërkohë edhe Irma Libohova së fundmi u shpreh se këngën “Preke hundën” nuk duhet ta kishte bërë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje