Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Despacito” nuk ndalet, këtë herë ka thyer një tjetër rekord

“Despacito” nuk ndalet, këtë herë ka thyer një tjetër rekord
October 12
11:26 2017

Kënga që na ka shoqëruar për gjithë vitin dhe duket se akoma po na shoqëron, këtë herë mund të themi se ka shkruar historinë. Ajo ka arritur që të ketë në You Tube 4 miliardë shikime.

Despacito e Luis Fonsit dhe Daddy ka thyer rekordin më të madh në kanalin You Tube duke u bërë videoja e parë në histori që arrin kaq shumë shikime. Kjo duke e ditur se në botë janë 7.442 miliardë njerëz, e këto shifra janë marramendëse.

Videoja është parë ekzaktësisht 4,002,705,832 herë shkruan Forbes dhe sigurisht do të vazhdojë të klikohet dhe të dëgjohet. /Blitz.al/

 

Shperndaje