Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deshëm, s’deshëm, Marçela e Geraldinës sapo thumboi konkurrentët: “Përdorin famën për biznes!”

Deshëm, s’deshëm, Marçela e Geraldinës sapo thumboi konkurrentët: “Përdorin famën për biznes!”
June 09
18:50 2018

Tashmë, ne tregun shqiptar kemi 3 kompani mjaft të mëdha në organizmin dhe arredimin e eventeve.

Bëhet fjalë për “Geraldina Sposa” e Armand Pezës dhe Marçela Latiti, “Ami Event” të Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit dhe “Class” nga Alketa Vejsiu.

Në kryeqytet, por jo vetëm duket është e dukshme konkurrenca mes tre kompanive qoftë në përzgjedhjen e klientëve, por edhe në organizimin e punën e tyre.

Konkurrenca mes tyre nuk është hapur si temë bisede shpesh herë në emisione televizive, ama Thumbi ka pyetur Marçelën lidhur me “luftën” e heshtur mes të treve.

“Tani, për shkak të Instagramit, konkurrenca ka ardhur edhe në syrin tuaj. Pra është bërë e dukshme. Kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar më parë. Ata që merreshin me këtë punë në Tiranën tonë të madhe kanë qenë katër të fortë. Tregu tani është i ndarë, secili ka pjesën e tij. Kemi një diferencë të fortë, këtë ja them dhe kolegëve pa asnjë lloj problemi. Ne ishim dy njerëz që punonim nga mëngjesi në darkë, nuk na njihte askush dhe kjo punë na ka bërë të famshëm. Kurse ata ishin të famshëm dhe iu futën biznesit”, – ka treguar Marçela.

Intervistën e plotë të sipërmarrëses së njohur e gjeni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje