Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e Noizy-t lëndon Encën: Të kujtoj se mua famën ma dha “A po t’pëlqen”

Deklarata e Noizy-t lëndon Encën: Të kujtoj se mua famën ma dha “A po t’pëlqen”
February 12
19:27 2017

Vetëm pak më parë, reperi Noizy ka bërë një deklaratë tepër i indinjuar me Encën për faktin se kjo e fundit nuk e ka përmendur atë në intervistën që ka dhënë për “Prive”. Noizy e ka quajtur mosmirënjohëse, duke e përjashtuar publikisht nga OTR. 

Por nuk ka kaluar shumë dhe Enca i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, publikisht, duke i thënë reperit se ajo ka fituar sukses nga puna e saj dhe ka qenë kënga “A po t’pëlqen” që i ka dhënë famën dhe jo të qenit pjesëtare në OTR. Gjithashtu, Enca i ka përmendur Noizy-t se ky i fundit ia ka hequr meritat në intervistën që ka dhënë për Ermal Mamaqin dhe ajo nuk është ndierë aspak, por i ka kërkuar veçse një takim privat, të cilin Noizy nuk e ka realizuar. 

Përgjigjen e plotë të këngëtares mund ta ndiqni më poshtë: 

 

Shperndaje