Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuri e përjetshme! Drake paska një tatuazh me fytyrën e Rihannës?

Dashuri e përjetshme! Drake paska një tatuazh me fytyrën e Rihannës?
June 24
15:58 2019

Është një fakt i ditur tashmë që çfarëdo që të ndodhë Drake do kete një dashuri të përjetshme për Rihannën. Rrjedhimisht dhe ky lajm nuk duhet të na vijë si surprizë, por Twitteri po zien nga postimet e fansave lidhur me një tatuazh të këngëtarit.

Javës që lamë pas, Drake lajmëroi që pas pushimeve në Turks and Caicos, po punon për një album të ri. Por kishte zgjedhur foton e gabuar, pasi vëmendjen e mori tatuazhi në krahun e tij të djathë- portreti i një vajze që ka një ngjashmëri 90% me Rihannën. Shiheni vetë dhe binduni.

Gjithsesi, “Elle” tregon se i njëjti spekulim ka ndodhur dhe ne 2016 në një foto të Drake nga palestra ku duket tatuazhi nga të gjitha këndet. Madje një prej fansave të Drake shpjegoi se nuk ishte Rihanna, por një portret i yllit të viteve ’90 Robin Givens.

Drake nuk ka konfirmuar asgjë, kështu që besoni versionin që ju pëlqen. Ama sërish, dashuria e Drake për Rihannën do vazhdojë për shumë gjatë. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje