Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dafina Zeqiri di se kë zgjedh, ky është propozimi për martesë që i bën aktorit të njohur

Dafina Zeqiri di se kë zgjedh, ky është propozimi për martesë që i bën aktorit të njohur
November 13
15:39 2018

Ajo është padyshim një nga artistet që ndiqet më shumë në vendin tonë, si për shkak të projekteve muzikore që kthehen menjëherë në hite por edhe si pasojë e videove apo fotove që poston në rrjetet sociale.

E ndërkohë që kohët e fundit është folur për një lidhje të mundshme të Dafinës me Noizyn, duke u nisur dhe nga afrimiteti që treguan në klipin e këngës “A don love”, mesa duket këngëtarja i paska sytë dikut tjetër.

Ajo ka publikuar një foto të personave që ndjek në Instagram, pikerisht në story-t e rrjetit social, dhe pranë emrit të aktorit të njohur Michael B Jordan, shkruan: “A do të martohesh me mua?”. Kështu ajo bëhet pjesë e klubit të miliona vajzave në të gjithë botën që i propozojnë për martesë çdo ditë yllit të “Creed” por ndoshta propozimi i saj do ta marrë një përgjigje sepse të themi të vërtetën do të shkonin shumë si çift.

Deri atëherë ju që nuk e njihni dhe nuk e ndiqni Michael B Jordan ju këshillojnë të shihni “Black Panther” dhe “Credd II” që del së shpejti në kinema dhe ta kuptoni arsyet pse Dafina i ka propozuar për martesë. Deri atëherë mund të krijoni një ide nga fotot më poshtë. /Blitz.al/

Share