Blitz

 Breaking News

Çunat në aksion! Olsi Bylyku dhe Mateus Frroku kërkojnë nuse

Çunat në aksion! Olsi Bylyku dhe Mateus Frroku kërkojnë nuse
February 10
16:53 2020

Pak ditë më parë një video e publikuar në Instastory nga e dashura e  Olsi Bylykut zbuloi bashkëpunimin me të ri të tij, këtë herë me Mateus Frrokun.

Olsi dhe Mateusi do të vijnë me një këngë së bashku, nga sa kuptohej edhe nga video.

Duket se kënga e ka marrë formën shumë shpejt, por aq në avancë sa nëse deri para pak ditësh çunat po regjistronin zërin në studio, aktualisht janë duke xhiruar klipin e bashkëpunimit.

Burime për Blitz.al kanë zbuluar se dy çunat janë bërë bashkë për një këngë dashnie mjaft ritmike.

Thuhet se kënga flet për një histori dashurie dhe premtimin e djalit se vajzën e do aq shumë sa “do e marrë për nuse.”  Tekstin me siguri e kanë shkruar Olsi dhe e dashura e tij Egli, gjë që ndoshta shpjegon mirë edhe tematikën e saj.

Po të njëjtat burime kanë siguruar foto dhe video nga sheshxhirimi i klipit ku nga pamjet vihet re se dy protagonistët kanë zgjedhur të qëndrojnë tek ngjyrat e bardha dhe të zeza përsa i përket veshjes së tyre.

E ndërkohë që “piqet” klipi le të shohim pak nga prapakenat e xhirimeve./Blitz.al/

 

Share