Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’po ndodh? Bradley Cooper shihet të hyjë në apartamentin e Irina Shayk

Ç’po ndodh? Bradley Cooper shihet të hyjë në apartamentin e Irina Shayk
June 18
20:04 2019

Mesa duket, Irina Shayk bëri një pushim nga turneu i modës dhe pasarelave dhe u rikthye në New York. Dhe fill pas saj, edhe Bradley Cooper u pa teksa shkonte në apartamentin e Shayk këtë mëngjes.

Përpara se të mendoni skenaret e mundshëm se çfarë po ndodh, kujtoni që ata kanë një vajzë bashkë, Lea De Seine. Dhe mundësia më e madhe është që kjo të jetë dhe arsyeja pse Bradley ka shkuar në shtëpinë e Irinas. Të dy po mundohen që të bashkë-prindërojnë.

“Për hir të Leas, ata do vazhdojnë të kalojnë kohë bashkë si familje. Bradley është një baba i mrekullueshëm. Ai gjithnjë ka qenë i përfshirë me vajzën e tij. Është e qartë që Bradley dhe Irina kanë të njëjtat qëllime për vajzën e tyre. Ata duan që ajo të jetojë një jetë normale, e rrethuar nga miqtë dhe familja. Ata janë të dy prindër të mrekullueshëm.”- u shpreh një burim pranë People.

Pra, kjo po ndodh: dy prindër të ndarë që takohen për hir të fëmijës që kanë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje