Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimi për shkrimtarin që adhuronte Milloshevicin, Akademia e “Nobel”: “Nuk analizojmë deklaratat politike, vetëm ato letrare”

Çmimi për shkrimtarin që adhuronte Milloshevicin, Akademia e “Nobel”: “Nuk analizojmë deklaratat politike, vetëm ato letrare”
October 12
12:23 2019

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin “Nobel” për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, pasi ai ka qenë një përkrahës i regjimit të Slobodan Milloshevicit.

Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër CNN gjithashtu u ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin për t’i dhënë Handkes çmimin për letërsi.
Nga ky fondacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Për çmimin e dhënë shkrimtarit Handke, mbrojtës e adhurues i Sllobodan Milloshevic, ka reaguar edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Citaku, ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, shkrimtari me famë botërore, Selman Rushdie e historian nga Britania e Madhe, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze. Reagime ka pasur dhe nga politika shqiptare.

Handke ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic dhe madje ka qarë për të.

Komento
Shperndaje