Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Çmimet Oscar: Akademia zbulon planet për një kategori të re filmi

Çmimet Oscar: Akademia zbulon planet për një kategori të re filmi
September 09
09:00 2018

Organizuesit e çmimeve Oscar në një deklaratë të fundit për publikun kanë zbuluar planet e tyre për kategorinë e re të filmit që mendohej se do të përfshihej për herë të parë në ceremoninë e këtij viti.

Bëhet fjalë për kategorinë “Filmi popullor për audiencën” i cili do t’i jepej si ccmim projektit kinematografik më të pëlqyer nga audienca e thjeshtë e kinemasë, ndryshe nga çmimet e tjera që jepen nga kritikët.  Duke qenë se lajmërimi për përfshirjen e kësaj risie në Oscarin e këtij viti u bë vetëm muajin e kaluar, producentët e evenimentit janë shprehur se po mendojnë ta shtyjnë edhe me të paktën një vit futjen e kësaj kategorie. Arsyeja është sepse do të jetë e vështirë përfshirja e filmave të cilët kanë dalë tashmë në kinema gjatë muajve që kemi lënë pas, pra në një farë mënyre ato do të përjashtoheshin nga nominimi .

E vërtetë, kur e mendon sa filma të pëlqyer nga publiku kanë debutuar në kinema këtë vit. Gjithashtu organizuesit kanë një problem tjetër, akoma nuk kanë gjetur formulën për ti përfshirë filmat e pëlqyer nga publiku dhe nga kritikët në të njejtën kohë në këtë kategori të re. Sepse nëse njëri nga to do fitonte cmimin si “Filmi më popullor për audiencën” do ti hiqej mundësia për të fituar cmimin e madh si “Filmi i vitit”.

Lëvizja e Akademisë për një risi të tillë shihet nga të gjithë jo si një mundësi për të përfshirë dhe publikun e thjeshtë tek Oscars por thjeshtë si një manovër për të rritur audiencën e tyre, e cila duhet thënë ka rënë shumë vitet e fundit. Për këtë arsye lajmi fillestar që anonçoi këtë çmim të ri u kundërshtua nga shumë fansa të filmit, tani mbetet të shohim si do jetë reagimi i tyre pas njoftimit për shtyrjen e tij. Kujtojmë që për Oscar-ët e këtij viti, filmi shqiptar i dërguar deri më tani është ai i Kosovës “Martesa”, me aktorët Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu, i cili sigurisht nëse përzgjidhet do konkurojë me prodhimet e tjera të huaja në kategorinë “Filmat në gjuhë të huaj”. Ndërsa nga kinematografia prodhimtare e Shqipërisë nuk ka ende asnjë lajm.

Share