Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmenduria e fundit e Instagramit, një vezë mposht famën e Kylie Jenner

Çmenduria e fundit e Instagramit, një vezë mposht famën e Kylie Jenner
January 14
15:04 2019

E morët vesh që një vezë u bë fotoja më e pëlqyer në Instagram?

Po, po , nje vezë, normale, si ato që konsumojmë çdo mëngjes, duke i rrëmbyer stafetën edhe Kylie Jenner, fotoja e së cilës mbante rekordin me më shumë “like” në Instagram (deri në momentin që hyri nën lojë veza).

Por, si ndodhi kjo?

Një fotografi e një veze u postua në një llogari të quajtur @world_record_egg më 4 janar. Përshkrimi nën foto ishte ky: ‘Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe të marrim postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin botëror të mbajtura nga Kylie Jenner (18 milionë)

Që atëherë fotografia ka pasur 27 milionë pëlqime, duke mposhtur rekordin e mëparshëm për imazhin më të pëlqyer.

Kur u thye rekordi si “fotoja më e pëlqyer në Instagram”?

Më 13 janar, vetëm një javë e gjysmë pasi u postua fillimisht, veza arriti qëllimin e saj përfundimtar prej më shumë se 18 milionë pëlqime.

Më parë, fotografia më e pëlqyer ishte ky njoftim i Kylie Jenner se ajo kishte lindur vajzën e saj, Stormi.

Kjo foto ka më shumë se 18 milionë pëlqime që nga publikimi e saj në shkurt të vitit 2018.

Po të lexojmë komentet e fundit në foton e vajzës së saj të porsalindur duket se i referohen të gjitha vezës. “Veza mposhti vajzën tënde”-shkruan një komentuese poshtë fotos.

Reagimi i Kylie-t? Ajo u kundërpërgjigj duke postuar një video në llogarinë e saj duke përplasur një vezë në trotuar.

Pronari i llogarisë është i panjohur për ne dhe duket se nuk ka asnjë qëllim tjetër sesa të arrijë imazhin më të pëlqyer në Instagram.

Tani që kjo është arritur, po qëllimi i vezës cili është?  /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje