Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çizme në verë? Nxirrni garderobën e dimrit sepse vajzat e njohura shqiptare e bënë këtë stil të duket “cool”

Çizme në verë? Nxirrni garderobën e dimrit sepse vajzat e njohura shqiptare e bënë këtë stil të duket “cool”
August 04
11:01 2018

Menduam se kjo verë do të përfundonte me trendin e fotove ku pozohet me një copëz shalqi në dorë por mesa duket nuk ishte kështu.

Vajzat e njohura shqiptare kanë vendosur të bien në një mendje për të sjellë një stil në dukje të çuditshëm përsa i përket këpucëve në verë. Në performancat e tyre në sheshe apo koncerte, një pjesë e mirë e vajzave tona shfaqen të veshura me çizme të gjata mbi gju, ato që jemi mësuar në fakt t’i shohim në periudhën e dimrit.

ENCA

RONELA HAJATI

KIDA

BEBE REXHA

Megjithatë edhe kjo jo pa shkak. Sipas artikujve të ndryshëm, çizmet e gjata e lejojnë një vajzë të duket më e gjatë (sidomos kur çizmet janë me takë të lartë) dhe arrijnë ta nxjerrin këmbën në tërësi më të bukur e më seksi. Sigurisht veshja e çizmeve shumë herë mund të jetë dhe një manovër e zgjuar për të mbuluar ndonjë defekt apo ndonjë zonë ku celuliti është i dukshëm.

Mesazh i këtij trendi është i qartë: Nuk ka më një sezon të caktuar për të veshur diçka. Nëse ju kombinohet mirë dhe ju dukeni bukur, vishni çfarë të doni në çdo sezon të mundshëm. Tashmë ne e dimë se si “shkon kjo punë”: nuk ka më kombinime të çuditshme, ato sot quhen ‘trend’-e e një pjesë e mirë e njerzve influencohen nga to. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje