Blitz

 Breaking News

Cila është arsyeja që Golden Globes po kritikohet për nominimet?

Cila është arsyeja që Golden Globes po kritikohet për nominimet?
December 11
11:00 2019

Këto ditë janë shpallur dhe kanë qarkulluar kudo nominimet për çmimet e rëndësishme të ekranit të madh e të vogël, “Golden Globes”.

Por nëse në pamje të parë nominimet për çmimet e mëdha duken të arsyeshme dhe asnjë nga filmat apo serialet “kryesore” nuk janë lënë jashtë, në fakt akademia po kritikohet për disa zgjedhje. Më specifikisht se për të disatin vit rradhazi, të gjithë të nominuarit për trofeun prestigjoz “Regjizori më i mirë i citit” janë burra.

Statistikisht, në 20 vitet e fundit në Golden Globes kanë qenë të nominuar gati 100 regjizorë meshkuj për këtë çmim dhe vetëm 4 gra. Njësoj dhe ne Oscar’s, ku të nominuarit burra në këtë kategori kanë qenë 87 dhe vetëm 3 regjizore.

Pavarësisht kritikave në vitet e mëparshme dhe komentit pikant të Natalie Portman kur ishte duke prezantuar çmimin edicionin e kaluar dhe u shpreh: “Këtu të gjithë të nominuarit janë burra”, Golden Globes nuk ndryshoi.

Megjithatë, si për Rebecca Goldman, ashtu dhe për Heather Rabbatts nga fondacioni “Time’s Up”, ky nuk është një problem vetëm i kësaj akademie, por i gjithe industrisë së filmit në përgjithësi, pasi për gratë regjia e filmit është një fushë ku nuk i është dhënë mundësia të depërtojnë.

Nuk dihet ende nëse nga personazhe të ndryshme do ketë bojkot në ceremoni, siç ka ndodhur jo rrallë vitet e fundit me çeshtje si racizmi apo seksizmi në nominime. Sa për info, në kategorinë për regjizorin më të mirë të vitit, nuk mungojnë Martin Scorsese me “The Irishman”, Quentin Tarantino me “Once Upon a Time in Hollywood” apo edhe Todd Philips me “Joker”.

/Blitz.al/

Share