Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila është arsyeja që Anna Lika nuk e sheh asnjëherë veten në intervista?

Cila është arsyeja që Anna Lika nuk e sheh asnjëherë veten në intervista?
June 23
18:51 2019

Duke i thënë gjithnjë gjërat hapur, aktorja e njohur Anna Lika ka vjedhur zemrën e publikut. Por e ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ajo është shprehur se i ndodh të pendohet për gjërat që thotë në intervista.

“Që jam penduar? Sa herë shoh intervistat, pasi i jap, i shoh dhe them: “Sa budallaqe”, sepse unë e kam shumë bezdi të shoh veten në televizor. Dhe nuk kam parë asnjë emision që kam dalë. Lë njerëzit e mi t’i shohin dhe të më thonë ça kam thënë. Do ti që kam thënë vetëm gomarllëqe kudo që shkoj?”

Por për këtë Anna ka treguar se i ka ngjarë mamasë, që gjithnjë sa herë shkon për të blerë bukë, kthehet në shtëpi pas 6 orësh, pasi ka përfunduar muhabetet me gjithë lagjen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje