Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti i njohur organizon një dasmë të dytë, publikohen fotot nga ceremonia e veçantë

Çifti i njohur organizon një dasmë të dytë, publikohen fotot nga ceremonia e veçantë
June 24
21:19 2019

Modelja e njohur Karlie Kloss dhe investitori Joshua Kushner u fejuan në korrik të 2018 e më pas u martuan në tetor. Por deri më sot, Karlie dhe Josh kishin ndarë shumë pak momente nga dasma: kur ai e shoqëroi në altar apo foto nga torta. Nuk dinim asgjë për të ftuarit, çfarë veshën dhe çfarë ndodhi. Por në fundjavë ata organizuan një festë të dytë, ku të ftuarit ranë në një mendje dhe publikuan disa momente.

Tematika ishte tepër e veçantë, dhe veshjet casual të stilit “cowboy” ishin prezente. Orlando Bloom, Katy Perry, Diane von Furstenberg,disa njerëz nga administrata e Trump apo një grumbull miqsh nga industria e modës ishin të ftuar. Por nëse jeni kuriozë për Taylor Swift…jo, ajo nuk ishte e pranishme në dasmën e Kloss.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje