Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti i famshëm ndahet pas 33 vitesh martesë

May 09
11:54 2016

Numri 33 është i madh kur vjen fjala te vitet, sidomos për vitet e jetës bashkëshortore. Pas një kohe kaq të gjatë me njëri-tjetrin, Sharon dhe Ozzy Osbourne duket se kanë vendosur të ndahen. Ky është një lajm i trishtuar për të gjithë fansat e çiftit Osbourne. Ata janë martuar që në vitin 1982 dhe kanë tre fëmijë. Bustle shkruan se sipas burimeve, rrokeri   i hitit “Crazy Train” ka lëvizur përkohësisht nga shtëpia ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten. Ky burim pohoi se divorci nuk vjen si pasojë e varësisë së Osbourne nga alkooli dhe droga pasi ai nuk i konsumon më prej tre vitesh.

Çifti është njohur fillimisht në vitet ’70, kur Ozzy ishte pjesë e “Black Sabbath” dhe Sharon u bë më vonë menaxherja e tij.  Dyshja dhe fëmijët e tyre, Jack dhe Kelly, u bënë pjesë e një reality show në vitet 2002-2005. Edhe pse aludimet janë të shumta, ndoshta këtë herë çifti është ndarë nga një arsye jo aq negative sa zërat pohojnë. Lajmi nuk është konfirmuar nga asnjëri prej të dyve. Në një lidhje të tillë prej kaq shumë kohësh, sigurisht që do të ketë të përpjeta dhe tatëpjeta, por kjo nuk do të thotë se ata përfundimisht janë ndarë.  Mes shumë aludimesh, thuhet se Sharon ka zbuluar se  Ozzy e ka tradhtuar me Michelle Pugh, një stiliste e njohur,  por mbetet thjesht një aludim i momentit.

 

Komento
Shperndaje