Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 6-vjeçare!

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 6-vjeçare!
August 20
12:38 2019

Është një tjetër ditë e trishtë për ndarjet e personazheve të famshëm. Sapo menduam se e kishim hedhur pas mërzinë nga ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, zotat e VIP-ave menduan se tani do ishte një kohë e përshtatshme për të ndarë një tjetër çift që ne i duam shumë.

Ju kërkoj ta ktheni vëmendjen nga Katie Holmes dhe Jamie Foxx, pasi marrëdhenia e tyre 6-vjeçare ka mbaruar. Më falni, më duhet një moment.

“E! News” dhe “Us Weekly”, shkruajnë se Katie dhe Jaime janë ndarë përfundimisht. Sipas burimeve të tyre, aktorja e njohur ishte dëgjaur të fliste me disa mikesha në një restorant në New York. Ajo i shpjegonte atyre se lidhja me Foxx kishte mbaruar prej disa kohësh. “Çfarë Jaime bën, është punë për të, ne jemi ndarë prej muajsh”- ishte shprehur Katie.

Por për të konfimuar më shumë ndarjen, shtojmë faktin që së fundmi ylli i “Django Unchained”, u pa duke dalë nga një klub me një vajzë, që sigurisht nuk ishte Holmes, por një këngëtare, me të cilën Jaime kishte punuar në të shkuarën.

Kujtojmë që dyshja e aktorëve është përfolur që në 2013-ën për një lidhje, 1 vit pas divorcit të Holmes nga ish-bashkëshorti Tom Cruise. Marrëdhënia e tyre u mbajt sekret për vite me rradhë, derisa ata u shfaqën bashkë para publikut në festën e Grammy’s në 2018-ën. Eventi i fundit në të cilin ishin bashkë, ishte Met Gala-ja e këtij viti, ku për herë të parë parakaluan si çift në tapetin e kuq.

Në fakt, para disa muajsh Katie u shpreh e lumtur në një intervistë që dha, duke thënë se nuk e mendonte se do të fejohej apo do të martohej së shpejti por ishte shumë e kënaqur me mënyrën se si gjërat shkonin me Jaime-n. Epo mesa duket, nuk ka qenë dhe aq e kënaqur! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje