Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chiara Ferragni organizon festën e ditëlindjes të Fedez në një supermarket por ndjekësit e kryqëzojnë

Chiara Ferragni organizon festën e ditëlindjes të Fedez në një supermarket por ndjekësit e kryqëzojnë
October 24
19:21 2018

Dasma e Chiara Ferragni dhe Fedez ishte një nga ngjarjet rozë më të komentuara nga mediat në verën që lamë pas. Por jo vetëm kaq, çifti shumë i preferuar dhe nga publiku është  gjithnjë në qendër të vëmendjes me gjithçka bën dhe kësaj rradhe ka qenë pikërisht festa e ditëlindjes që fashion blogger-ja ka organizuar për bashkëshortin e saj që është komentuar shumë.

Ndryshe nga çdo lloj feste ditëlindje që mund të kemi parë Chiara kishte vendosur të mblidhte miqtë e saj dhe të Fedez në një supermarket dhe ti bënin një suprizë këngëtarit. Nga videot që ka postuar në story-t e Instagramit duket se çdo gjë ka qenë e planifikuarr deri në detaj dhe çdo njeri i pranishëm ka bërë qejf dhe ja ka kaluar mirë duke kërcyer dhe kënduar karaoke ndërkohë që mund të merrnin çdo gjë të mundshme nga raftet e supermarketit.

Por edhe pse artisti 29 vjecar dukej shumë i kënaqur me festën suprpizë nuk kanë qenë kaq të lumtur ndjekësit e çiftit në rrjetet sociale të cilët kanë reaguar duke thënë se kjo është vetëm një mënyrë “mburrjeje” për pasurinë që njerëzit e ftuar kanë dhe se e gjithë festa në sytë e tyre ishte vetëm një shpërdorim i ushqimeve apo produkteve të supermarketit.

Menjëherë ka reaguar dhe fashion blogger-ja e cila ndër të tjera shkruan: “Donim të organizon një festë surprizë për Fede-n, në një vendodhje ndryshe nga e zakonshmja. Na u propozua ideja e supermarketit: karaoke, një set dj nga miqtë tanë dhe për të gjithë të ftuarit mundësia për të ngrënë çdo gjë direkt nga raftet. Lokacioni dhe të gjitha ushqimet e ngrëna ose të prekura ishin të paguara dhe nëse ndonjë gjë merrej me vete në shtëpi, të nesërmen do bënim pazaret në këtë supermarket dhe do i dhuronim shpenzimet për bamirësi. Gjithsesi zgejdhja e vendit ndoshta nuk ishte gjëja e duhur për tu bërë sepse si në çdo festë pati episode jo aq të mira. Në këtë kontekst, gjeste të tilla që në çdo lloj feste do ishin normale, tek ne janë parë si “mburrje” me paratë që kemi apo shfaqje të pasurisë tonë. Më vjen keq nëse dikush është ndjerë i ofenduar. Si familje dhe në veçanti, unë dhe Fede kërkojmë të ndajmë diçka krej ndryshe nga kjo. Jemi persona që dinë të bëjnë shaka, po edhe persona me vlera. Përpiqemi çdo ditë të shpërndajmë mesazhe pozitive dhe më vjen keq nëse në këtë rast ju keni parë diçka ndryshe nga kjo.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje