Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cfarë simbolizon “zjarri” që bashkon Dafinën dhe Noizyn në postimet e tyre?

Cfarë simbolizon “zjarri” që bashkon Dafinën dhe Noizyn në postimet e tyre?
October 19
17:33 2018

Prej shumë kohësh përflitet që mund të ketë një bashkëpunim midis Noizyt dhe Dafina Zeqirit. Në fakt fansat e këngëtarëve  kanë pritur një këngë prej tyre gjatë verës që lamë pas por ata zgjodhën që të vinin me bashkëpunime të tjera, të cilat në fund sigurisht rezultuan në hite.

Gjithsesi duke parë postimet e fundit në story-t e Instagramit të të dy artistëve mund të besojmë që projekti i tyre muzikor ka përfundur dhe tani është duke u xhiruar videoklipi. Kjo për shkak se në të njejtin moment që Noizy ka postuar në feed-in e rrjetit social një foto të tij pranë zjarrit, Dafina ka publikuar të njejtën foto në story. Pra kjo pozë e reperit mund të jetë një moment i shkëputur nga videoklipi i bashkëpunimit të tyre. Gjithashtu artistja ka nxjerrë dhe disa story të tjera, më saktë video pranë një zjarri, gjë e cila konfirmon dyshimin tonë akoma më shumë.

Por nga ana tjetër ky “zjarr” që bashkon Dafinën dhe Noizyn mund të ketë dhe shpjegime të tjera. Ndoshta këngëtarja kosovare e pëlqen shumë foton e Noizyt dhe thjeshtë e ka hedhur në Instagram për ti bërë qefin mikut të saj. Ndoshta ata kanë rastisur brenda një nate që të jenë në dy vende të ndryshme pranë një zjarri dhe fotot me videot nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Ka mundësi që ata vërtetë të kenë qenë bashkë dhe me shoqërinë e tyre por vetëm kaq. Ose ndoshta unë mund të ndaloj së shkruari këto gjëra pa kuptim dhe thjesht të pranoj faktin që, pjesë e videoklipit apo jo, këto foto nuk bëjnë gjë tjetër veçse paralajmërojnë bashkëpunimin e tyre.

Dhe ne themi më në fund. Pasi dëgjuam një këngë nga Noizy dhe Ledri, që s’na e kishte marrë mendja kurrë se do e dëgjonim, tani është moment perfekt që dy artistët të na sjellin një bashkëpunim, pra një hit. Po të ishte pranë zjarrit do ishte akoma më e bukur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje