Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher? Mediat franceze zbulojnë të vërtetën për shëndetin e tij

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher? Mediat franceze zbulojnë të vërtetën për shëndetin e tij
September 09
20:43 2019

Ylli i Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në 2013, teksa bënte ski dhe që prej atëherë mbetetj i shtruar në spital në koma, dhe asgjë nuk dihej për gjendjen e tij. Por tashmë mediat franceze kanë zbuluar të vërtetën për shëndetin e tij.

Që prej ditës së sotme, Schumacher ndodhet në Paris. Sipas burimeve të “Parisien”, ai mbërriti në spitalin europian Georges-Pompidou mesditën e sotme me një ambulancë zvicerane, për të marrë shërbimin e kirurgjisë kardiovaskulare.

Kampioni i botës i F1 mësohet se do të marrë një trajtim eksperimental, drejtuar nga Philippe Menasche, që bazohet tek “infuzioni i qelizave burimore që ndodhen në organizëm për të arritur një veprim sistematik anti-inflamator, në të gjithë organizmin.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje