Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë nuk do bënin asnjëherë shenjat e horoskopit?

Çfarë nuk do bënin asnjëherë shenjat e horoskopit?
April 23
21:28 2019

Dashi

Ti je një lider. Nëse njerëzit nuk e dinë këtë gjë për ty akoma, do e mësojnë shumë shpejt. Si një lider, je mësuar të marrësh vendime të vështira që të tjerët nuk munden. E vetmja gjë që ti nuk do ta bëje asnjëherë është të kërkosh leje. Ti e jeton jetën sipas rregullave të tua dhe nëse njerëzit mendojnë se do kërkosh leje për këtë, gabohen.

Demi

Pavarësisht se me çfarë të përball jeta, e vetmja gjë që të shtyn të ecësh në rrugën e duhur është baza e parimeve të tua. Ajo është e fortë dhe solide me gjëra të cila ti i mbështet, i beson dhe i ke kultivuar me kalimin e kohës. Dhe ti kurrë nuk do t’i shkelje këto parime për asnjë arsye.

Binjakët

Si dikush që mërzitet shpejt, duhet të jetosh një jetë që është gjithnjë emocionuese, spontane dhe interesante.  E vetmja gjë që nuk do ta bëje kurrë është t’i lësh gjërat negative të depërtojnë në zemër. Ke shumë plane dhe nuk do i lije të tjerët të ndikonin te ty.

Gaforrja
Për ty kanë shumë vlerë marrëdhëniet. Çdo gjë mund të jetë duke u shkatërruar, por për ty ka rëndësi të dish që ka njerëz që të mbështesin dhe janë aty për ty. E vetmja gjë që nuk do e bëje asnjëherë është të injoroje një mik në nevojë. Ti jep çdo ditë energji dhe dashuri për ta.

Luani

Thuajse asgjë nuk mund të të pengojë nga arritja e qëllimeve që ke vendosur. Si një luan, kur i vendos dhëmbët në diçka, askush nuk mund të ta marrë. E vetmja gjë që nuk do ta bëje është të pranoje të ishe i dyti. Do gjithnjë të jesh më i miri dhe në krye të listës. Pse? Thjesht sepse mundesh.

Virgjëresha

Ti ke gjithnjë një intuitë të mirë për qëllimet e njerëzve. E di se kur po e bëjnë diçka vetëm që të duken njerëz të “mirë” dhe kur e kanë sinqerisht. Njëkohësisht je dhe shumë kritik ndaj vetes. Ajo që nuk do ta bëje kurrë është të harrosh nga vjen.

Peshorja

Ti je njeriu që beson te gjithë gjërat e mira dhe të bukura, dhe do bëje gjithçka që bota të mbetej kështu. E njëjta gjë vlen dhe për dashurinë. Dhe ti kurrë nuk do hiqje dorë nga dashuria, edhe kur është e vështirë dhe stresuese.

Akrepi

Ti nuk ja hap zemrën kujtdo. Arsyeja pse ke një rreth shumë të vogël shoqëror është sepse ata i beson me gjithë qenien tënde. Të tjerët nuk kanë aspak vend në jetën tënde. E vetmja gjë që nuk do të bëje kurrë është të toleroje gënjeshtrën. Ti beson se të gjitha marrëdhëniet në bazë kanë komunikimin dhe sinqeritetin.

Shigjetari

Ti flet sepse dëshiron të dëgjohesh, dhe ke shumë për të thënë. Mendon se për të ndryshuar botën duhet të ngresh zërin. Dhe e vetmja gjë që nuk do të bëje kurrë është të heshtësh kur vjen puna për çështje me rëndësi. Ju mendoni se ata që heshtin përballë padrejtësive janë po aq fajtor.

Bricjapi

Ajo çfarë të dallon është aftësia që të ringrihesh sa herë jeta të hedh përtokë. Të pëlqejnë sfidat dhe ndonjëherë surprizon dhe veten. Dhe kështu e vetmja gjë që nuk do të bëje kurrë është të lejoje vështirësitë dhe dështimin të të ndalte.

Ujori

Ke dëshirë të provosh gjithçka në jetë, sepse për ty nuk ja vlen të ekzistosh pa ndërmarrë rreziqe. Edhe nëse përfundon duke e urryer një eksperiencë, të paktën mund të thuash që e provove. E vetmja gjë që nuk do të bëje asnjëherë është të mos i përkushtohesh plotësisht diçkaje që të intereson. “O bëje tamam, ose fare.” është shprehja jote.

Peshqit

Jeni njeri emocional. Ndonëse njerëzit mendojnë se nuk je i aftë të kontrollosh ndjenjat, ti në fakt e mendon si të nevojshme shprehjen e tyre. Dhe e vetmja gjë që nuk do bëje është të lejosh opinionin dhe negativitetin e të tjerëve të të mërzisë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje