Blitz

 Breaking News

Çfarë ndodhi kur Orit nuk i ra alarmi për të shkuar në punë?

Çfarë ndodhi kur Orit nuk i ra alarmi për të shkuar në punë?
December 06
16:40 2019

Ori Nebijaj së bashku me Isli Islamin zgjojnë çdo ditë shqiptarët që zgjedhin t’a nisin ditën me Top Channel & Top Albania Radio, për këtë arsye dy moderatorëve iu duhet të zgjohen herët pasi në 7 nis trasmetimi live në ekran e radio.

Së fundmi, në një rrëfim për “Class”, moderatorja foli edhe për një moment të sikletshëm, kur nuk i ka rënë alarmi i përditshëm që e zgjon nga gjumi për të shkuar në punë.

Pytjes: A ka ndodhur ndonjëherë që të mos e kesh dëgjuar alarmin dhe nuk je zgjuar për në punë?-moderatorja i është përgjigjur: Po. Madje e kam treguar dhe live kur ka ndodhur. Aq sa kolegët, gjithnjë qeshin me sportivitetin me të cilin unë tregoj se çfarë ka ndodhur. Unë i urrej gënjeshtrat dhe justifikimet. Nuk di ta bëj, qoftë dhe kur jam live në transmetim. Alarmi i telefonit ka qenë një rast i tillë, një nga ato netët kur telefoni bën update, dhe mua më del gjumi në 7, qoftë edhe pa alarm, ama kjo është vonesë e madhe në punën time. E sheh e gjithë Shqipëria.

Share