Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i bëri komentuesit të duartrokasin këtë foto të Kourtney Kardashian?

Çfarë i bëri komentuesit të duartrokasin këtë foto të Kourtney Kardashian?
August 14
20:55 2019

Familja Kardashian është një ndër familjet më të ndjekura në botë. Jo rrallë në fotot e tyre vërshojnë komentet që i akuzojnë për përdorimin e tepruar të modifikimeve dhe “Photoshop”. Por këtë herë, ka ndodhur e kundërta me Kourtney Kardashian.

Për të promovuar një artikull në website-in e saj, ajo shpërndau këtë foto veshur me rroba banjo të zeza:

Dhe Kourtneyt as i intereson që i duken strijat, dhe pikërisht kjo i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj:

“Faleminderit që nuk i modifikove strijat e tua!!”

Dhe 40 vjeçarja u përgjigj thjesht duke thënë që ajo i dashuronte ato.

Dhe në një botë ku Photoshopi po i bën personazhet të duken “perfektë”, është koha që gjërat normale të kthehen sërish të tilla. Dhe Kourtney të vazhdojë të jetë më e dashura (për mirë) nga familja Kardashian. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje