Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cardi B i griset kostumi në të pasme dhe gjejeni me çfarë e vazhdoi performancën

Cardi B i griset kostumi në të pasme dhe gjejeni me çfarë e vazhdoi performancën
June 17
16:47 2019

Dhe pse pamja e personazheve të njohur kurohet në detaje, incidentet sërish ndodhin. “Viktima” e radhës ka qenë Cardi B e cila kishte zgjedhur për koncertin e saj një “jumpsuit” me ngjyrat e ylberit që i shkonte mjaft mirë formave të saj.

Por performancat e Cardit janë gjithnjë të zjarrta, dhe nga kërcimet, e papritura ndodhi: kostumi ju gris në të pasme.

Reperja u largua për pak minuta duke i kërkuar ndjesë fansave, dhe gjejeni me çfarë u rikthye?

E veshur me një robdishan dushi të bardhë!

“Le të vazhdojmë ta luajmë.”- deklaroi ajo dhe vazhdoi performancat e saj pa asnjë pikë hezitimi.

Pas problemeve me ndërhyrjet kirurgjikale, ajo anuloi disa koncerte, por ky shënoi një rikthim me pak incidente, por të realizuar të këngëtares. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje