Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cardi B “e fiksuar” pas shqiptarëve, edhe një reper pjesë e klipit të saj të ri

Cardi B “e fiksuar” pas shqiptarëve, edhe një reper pjesë e klipit të saj të ri
December 04
19:49 2018

Reperja e njohur Cardi B gjithmonë e më shumë është duke zgjedhur të bashkëpunojë me shqiptarët në projektet e saj. Para pak javësh, ajo zhvilloi një set fotografik, me fotografin e talentuar shqiptar Albert Marashi. Këtë e bëri të ditur vetë ai, me anë të kësaj fotoje.

Ndërkohë që për klipin e rradhës Cardi sërish ka zgjedhur të bashkëpunojë me një shqiptar. Bëhet fjalë për reperin Klepto, i cili mesa duket ka qenë pjesë e xhirimeve të videoklipit të saj të ri. Ai ka shpërndarë një foto në rrjetin social Instagram, duke bërë sigurisht simbolin e shqiponjës, në setin e xhirimeve. “Në set me Cardi B”- shkruan reperi pjesë e grupit TBA.

Gjithsesi nëse po mendoni se ai po bën një bashkëpunim me Card-in, fotot e tij të rradhës na tregojnë se në fakt ai është pjesë e klipit si figurant ose aktor. Këto janë fotot ku Klepto duke pas shpinës së artises të hitit “Bodak Yellow”.

Edhe pse për momentin do të shfaqet vetëm si figurant në klipin e ri të Cardi-t, kjo eksperiencë mund ti shërbejë reperit të krijojë njohjet e duhura dhe për karrierën e tij në muzikë. Si për shembull, me artistë si ky në foto, që është Fetty Wap, reper shumë i njohur amerikan.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje