Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çaj i ftohtë me mana kinezë

Çaj i ftohtë me mana kinezë
June 04
18:15 2016

Manat kinezë janë antioksidantët më të mirë që ekzistojnë. Përveç kësaj, ata përmbajnë një sërë vetish të tjera, si anti-inflamatore, kundër mykut në trup, si dhe janë shumë të pasur me vitaminë B komplekse etj. Sot për ju solla një çaj të ftohtë të cilin e kam aromatizuar edhe me xhenxhefil dhe lëkura limoni. Nuk po ju them që është çaji më i mirë që keni provuar ndonjëherë, por ju sigurojë që është më i shëndetshmi.

Përbërësit:

  • 200 g mana kinezë të thatë
  • 1 l ujë
  • 100 g sheqer kaf
  • 1 rrënjë xhenxhefil
  • lëkura limoni, vetëm pjesa e verdhë

Përgatitja

Vendosini manat në ujë të ftohtë për nja 30 minuta, pastaj shtoni sheqerin, feta xhenxhefili dhe lëkurat e limonit. Vendoseni në  zjarr për 20 minuta. Lëreni të ftohet  pastaj filtrojeni dhe hidheni në një broke qelqi. Vendoseni në frigorifer të ftohet plotësisht dhe shërbejeni me feta limoni.

IMG_4550-683x1024

Burimi: Adda’s All

Shperndaje