Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Buzët më të mëdha në showbiz-in shqiptar. Mos ndoshta e keni tepruar pak me masën?

Buzët më të mëdha në showbiz-in shqiptar. Mos ndoshta e keni tepruar pak me masën?
April 03
18:06 2018

Për këdo është e rëndësishme të dukurit këndshëm në publik, të paturit stil dhe ndjesi pozitive sa herë që shihet në pasqyrë. Nuk thuhet kot se e rëndësishme është që gjithsecili të ndihet mirë me trupin e dhe format e tij pa marrë parasysh paragjykimet përreth.

Ka shumë personazhe që i kanë pranuar publikisht ndërhyrjet estetike që kanë bërë. Nuk dëshirojmë që të bëjmë moral, të kritikojmë se ndoshta kanë zgjedhur doktorin e gabuar. Në showbiz-in tonë ka shumë vajza që pikërisht për t’u ndjerë këndshëm me trupin e tyre kanë bërë disa ndërhyrje të cilat thuajse nuk dallohen nga një joprofesionist i fushës së kirurgjisë dhe estetikës. Ama le ta pranojmë se janë të shumta edhe rastet kur një sy i lirë mund ta dallojë se vajzat e kanë tepruar njëçik si shumë me masën.

Nuk po themi se asnjëra nuk duket bukur. Për të tilla gjëra gjithsecili ka këndvështrime të ndryshme, subjektive por ama jemi të bindur se edhe ju arrini t’i dalloni buzët e fryra të këtyre vajzae. Nuk do flasim për pjesët e tjera të trupit por vetëm për buzët, një tipar tejet epshndjellës.

Në garë me njëra-tjetrën se kush i ka buzët më të bukura duket se masa është kaluar pak nga normalja aq sa sot në showbiz nuk çuditesh nëse sheh se buzët e mëdha kanë mbirë çuditërisht kudo. Shumëkush prej personazheve që nuk e pranon ndërhyrjen publikisht justifikohet me faktin se është i gjithi një truk grimi, lapsi i buzëve i mbikonturuar që i bën më të mëdha edhe pse në fakt dukshëm bie në sy se hileja qëndron diku tjetër. Ka edhe nga ato të tjerat që e pranjnë publikisht se kanë bërë ndërhyrje dhe ndihen mirë kështu. Ndiqni në vijim disa foto të vajzave që kanë buzët më të mëdha në showbiz-in shqiptar. Goca a jeni të sigurta që duken bukur?/Blitz.al/

Aurela Hoxha

Dafina Zeqiri

Fjolla Morina

Morena Taraku

Albana Perhati

Rashel Kolaneci

Komento
Shperndaje