Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bujar Asqeriu përballet me Kumbaron: Artisti merret me halenë kur duhet të merret me artin. Përse i merr lekët ti?

Bujar Asqeriu përballet me Kumbaron: Artisti merret me halenë kur duhet të merret me artin. Përse i merr lekët ti?
February 14
18:59 2018

Një përfaqësi e artistëve kanë zhvilluar një takim  në zyrën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro sot.

Bujar Asqeriu ia ka numëruar përballë në tavolinë ministres Kumbaro mungesat që ka në Teatrin Kombëtar. Në një diskutim të hapur për mediat , në një tavolinë ku ministrja dhe aktorët po diskutonin mbi çështjen e zhvendosjes së teatrit, Asqeriu nuk është kursyer.

Debati i plotë sipas Newsbomb:

Imami: Sikur ti thuash një aktori të huaj cili është raporti i parave që merrni ju si rroga dhe për produksionin artistic ai ju kthen përgjigje. Absurdi te ne është shperndajnë 1 mln dollar rroga dhe për produksionin nja 100 mijë euro.

Kumbaro: Brenda rrogave ka aktorë të cilët që Brenda dy viteve nuk marrin asnjë rrogë.

Asqeriu: Si do bëhet ajo…që të mos luaj. Dy vjet s’luan ka luajtur gjithë jetën. Nuk luan se është i sëmurë. Artisti është artist.

Imami: Unë flas për teatrin dhe meqë i kemi dhënë vend “me një rol marin rrogën”…shpërblimet artistike, të gjendet mundësi që ne në fund të muajit të fusim ca para më tepër ne xhep.

Asqeriu: Ne nuk jemi tregtar specash e domatesh, jemi artistë. Ketu është thelbi im. Zonja ministre me respektin më të madh, sepse njoh edhe vëllain tuaj do ti bëj një pyetje të thjeshtë: sa student në aktrim mbarojnë në akademi, dhe keni informacion kush është më i talentuari? Pse nuk shkojnë nëpër rrethe? Teatrot në province kanë vdekur. Tunduni se nuk jeni në rregull. Në teatrin e Fierit, në shkodër Sarandë, në Fier merrej me llastik uji për të larë fytyrën aktori. Këto janë gjëma. Futej uji në halen e teatrit dhe unë laja fytyrën….Unë jam shumë i qetë. Unë e lëviz mirë amplitudën. Jam aktor, 40 vjet, 120 role…më njeh Maqedonia kur nuk futej këmbë shqiptari. Unë flas sepse dua Shqipërinë dhe Teatrin. Sepse unë e dua teatrin. Unë nuk dua të fitoj lekë. Unë dua të më respektosh si artist. Ky është qëllimi i jetës sime. Ju zonja ministre, duhet të kuptoni se kush është artisti. Kupto vëllain tënd. Unë kam lidhur jetën me Teatrin, ju jeni kalimtarë.

Kumbaro: Ta lëmë këtë.

Asqeriu: Nuk servilosem unë. Unë kam ndërtuar jetën 13-14 vjec jetim pa nënë e pa baba. E kam ndërtuar jetën me gjak me thonj. Ndaj respektoni artistet. Jo të vij tubi ujit se ti ishe në premierë. Dhe unë lahesha me ujë të ftohtë. Përse aktori nuk ka ngrohje?

Kumbaro: Ju konfirmoni se kushtet nuk janë ato që duhen.

Asqeriu: Pse kush të pengon ty të më bësh kushte mua….Po lëri prokurim publike. Ti dhe unë kemi luajtur dhe dridhej skena. Unë do të them të vërtetat…Pse mos ti themi.

Kumbaro: Unë i di dhe ipranoj…

Asqeriu: Unë jam i vërtetë, unë jam origjinal, e kam ndërtuar jetën time me mund me gjak. Vetëm Zotin kam unë. Dhe të falenderoj që erdhe në premierën “Vdiq Mbreti, Rroftë mbreti”, ne laheshim me ujë të ftohtë.

Kumbaro: Pra ju po më konfirmoni mua që s’ka kushte…

Asqeriu: Pse kush të ndaloi ty të krijosh kushtet? Përse i merr lekët ti?

Asqeriu: Teatri ka vdekur. Dmth, nuk duan teatër…Po hajde të bëjmë teatër këtu. Ti je artist dhe merresh me halenë e me banjon. E kupton ku jeni ju. Ti merresh me halenë. Ti duhet të merresh me artin. Unë për tre vjet dal në pension. Por jo zonja ministre. Teatri është shpirti i këtij vendi. Nuk bëhet me pordhë teatri, bëhet me lekë. Ky është Bujar Asqeriu, I thotë troc të vërteta. Kam pengje artistësh që kanë ikur 60 vjec. Ja e  thotë Fatos Sela. Unë shqetësohem për ikonat e artit.

Komento
Shperndaje