Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bruno: Sa herë më ka tradhtuar ajo…

April 16
16:50 2016

 

Bruno

Në një intervistë ekskluzive për  Blitz.al kemi arritur të bëjmë të rrëfehet Brunon, që ka treguar më shumë mbi jetën e tij personale, dashuritë, tradhëtitë etj. Si dhe kemi mësuar se kur do të vij projekti më i fundit muzikor që duket një dedikim interesant.

 

Bruno, u bë kohë që nuk të kemi parë me një projekt të ri, që pas historisë së famshme të këngës “Sa t’kam dasht”…

-Në fakt, është folur shumë për këtë këngë saqë nuk më pëlqen t’i rikthehem argumentit. Sa për mua, është e vërtetë që pas duetit me Elvanën jam tërhequr për të sjellë diçka  që  ndjek të njëjtin sukses. Sepse pas atij dueti patjetër që përgjegjësitë janë më të mëdha, ndaj dua që projekti im i radhës të jetë i mirëmenduar.

Si ishte të punoje me Elvanën?

-Ka kaluar aq kohë sa nuk e mbaj mend tani (qesh). Mund të të them që është fat të bashkëpunosh me artistë të vërtetë që janë kaq profesionistë, sepse ke mundësi të mësosh.

Po na tregoje që je duke punuar mbi një projekt. Je vetëm? Kur do ta kemi këngën e re?

-Shumë shpejt, punë ditësh, pasi gjithçka ka përfunduar. Kënga është një histori moderne, dilemat e çifteve të ditëve tona. Të rinj konfuzë që zakonisht ngatërrojnë ndjenjat me seksin. Është një këngë ritmike që i paraprin verës më së miri. Edhe klipi mund t’ju them që do jetë shumë i nxehtë…

Do të ketë skena pikante?

-Jemi munduar të sjellim diçka sensuale, por larg vulgaritetit. Kur thashë se do të jetë diçka e nxehtë e kisha fjalën për protagonisten.

Na bëre kuriozë tani…

-Mund t’ju them që është një modele shumë seksi, por që për fat të keq më tradhton… sepse kështu e donte kënga (qesh).

Po në jetë të ka ndodhur të të kenë tradhtuar?

-Zakonisht meshkujt mundohen të tregojnë histori ku ata kanë tradhtuar, por harrojnë që tradhtia nuk është vetëm fizike, sikurse e them edhe në këngë: edhe kur ajo bën dashuri me ty dhe mendon për dikë tjetër quhet po ashtu  tradhti. Madje mua personalisht do më vinte më shumë keq nëse do më tradhtonte me mendje sesa me trup.

Po ti vetë ke tradhtuar?

-Kënga i kushtohet asaj, meqë titullohet “Ajo”, kështu që le të mbetemi tek ajo them unë (qesh).

“Ajo” është histori e vërtetë, apo një trillim?

-Jam i bindur që kur njerëzit të dëgjojnë këngën e të shikojnë klipin, në një mënyrë ose tjetër do ta gjejnë veten diku. Për fat të mirë ose të keq, në dashuri nuk ka bardhë e zi, gjërat janë shpesh të komplikuara.

Nuk na mbetet veçse të presim klipin atëherë dhe të të urojmë suksese.

Faleminderit për intervistën!

Komento
Shperndaje