Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brooklyn Beckham zihet me të dashurën në publik, fotografohet i përlotur

Brooklyn Beckham zihet me të dashurën në publik, fotografohet i përlotur
April 19
19:36 2019

Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij modele, Hana Cross janë fotografuar në publik gjatë një zënke me tone të larta. Ata kishin shkuar në Los Angeles bashkë me vëllezërit Beckham, Romeo dhe Cruz.

Mendohet se biseda e tyre është acaruar pas darkës, dhe në një moment Romeo shihej teksa po mundohej të qetësonte Hanën ndërkohë që Brooklyn ishte përlotur.

Ata mendohet të jenë bashkë që nga nëntori i kaluar, dhe lidhja e tyre është bërë aq serioze sa janë takuar dhe me familjet përkatëse. Hana është nusja perfekte për Victoria-n.

Gjithsesi kjo zënkë duket ishte një ndër ato momentet e tensionuara normale për çdo çift, sepse ditën e nesërme ata u fotografuan mjaft të lumtur me familjen Beckham. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje