Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie bëjnë hapin madhor për marrëdhënien e tyre

Brad Pitt dhe Angelina Jolie bëjnë hapin madhor për marrëdhënien e tyre
July 15
21:25 2019

Marrëdhënia e Angelina Jolie me Brad Pitt ka pasur ulje ngritje kohët e fundit, për finalizimin e divorcit të tyre. Por së fundmi, Brad ka fituar një “betejë” të rëndësishme: Jolie e ka lejuar që të kalojë verën me 6 fëmijët e tyre, ndërkohë që ajo është duke punuar për xhirimet e një filmi.

Kjo është hera e parë që ai do të kalojë një kohë kaq të gjatë me fëmijët, dhe burimi pranë tyre është shprehur për “The Sun” se :

“Angelina do e kalojë shumicën e verës duke xhiruar “Those Who Wish Me Dead”, kështu që kontaktoi Brad dhe i ofroi një mundësi që të kujdesej për fëmijët. Ky është një hap madhor për ta dhe fëmijët, të cilët kanë kaluar një kohë të limituar me Brad që nga ndarja.”

Ky hap tregon se marrëdhënia mes tyre nuk është më e acaruar dhe Brad ka qenë tej mase i lumtur pas vendimit të fundit. Ai ka ftuar prindërit e tij, Jane dhe William, që të qëndrojnë me ta dhe të kalojnë pak kohë si një familje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje